Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-të dashurës.
Po ashtu, uniformat blu në një njoftim zyrtar bëjnë me dije se 28-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar një shumë parash ish-të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.