Braho: Nëse Kushtetuesja vendos kundër shkarkimit të Presidentit, unë i pari dhe të gjithë të tjerët duhet t’i kërkojmë falje Metës

0
86

Deputeti i PS Spartak Braho ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku ku rrëfue të gjitha kundërshtitë e tij me ish-kryeminstrat Berisha e Nano, si edhe tani për përplasjen me Metën. Ndonëse këmbënguli se Presidentit ka shkelur Kushtetutën, Braho tha dje se nëse Kuvendi do të votojë për shkarkimin e Metës fjalën e fundit e ka Kushtetuesja. Dhe nëse kjo e fundit sipas tij do të vendosë pro Presidentit dhe rrëzon Kuvendin, ai dhe të gjithë firmëtarët, duhet ti kërkojnë falje Metës. “ Nëse Kuvendi do të votojë për shkarkimin e Presidentit, fjala më pas i takon Gjykatës Kushtetueses dhe ne aty heshtim. I takon asaj të flasë. Nëse Kushtetuesja vendos të rrëzojë shkarkimin e Presidentit, unë i pari dhe ata 49 të tjerët që kanë firmosur për shkarkimin e tij duhet ti kërkojnë falje.”

VIDEO E PLOTE E EMISIONIT

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here