Meta me përkrenaren e Skëndërbeut në dorë: Të forcojmë rrënjët kombëtare, duke mbrojtur dhe promovuar traditat shekullore

0
150

Presidenti Ilir Meta permes nje postimi ne Facebook, ka publikuar takimin e tij me artizanate te vendit, ku njeri prej tyre i ka dhuruar Presidentit perkrenatren e skenderbeut.

Meta shkruan ne rrjetin social:

Artizanati është një nga traditat tona më të shquara, e zhvilluar prej shekujsh nga mjeshtrat tanë duarartë popullorë, me veçanti të spikatura në çdo krahinë të Shqipërisë.
Kostumet tona popullore, qëndismat, punimet në dru, në gur apo në hekur, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit kombëtar, e trashëgimisë të spikatur kulturore dhe e civilizimit tonë të hershëm, me të cilat krenohemi dhe prezantohemi denjësisht.
Kënaqësi, që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Artizanatit të hapnim dyert e Institucionit të Presidentit të Republikës për një ekspozitë të veçantë me punime artistike të mjeshtrit, Bujar Kardashi.
Është tepër e rëndësishme të ruajmë traditat tona dhe t’i transmetojmë ato tek gjeneratat më të reja, jo vetëm për të forcuar rrënjët tona kombëtare, por edhe për të zhvilluar më tej dhe cilësisht këto vlera kombëtare, që meritojnë të mbështeten me politika më të mira dhe efektive.
??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here