”Zhduket” nga qarku Vlorë/ Bilanci ditor i Covid, 1 humbje jete dhe 8 raste të reja…

0
113

Një viktimë dhe 8 raste të reja me Covid nga 3 375 testime u konfirmuan këtë të Martë nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktima është një  73-vjeçar nga Tirana.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 879 që nga shfaqja e pandemisë në vend.

Aktualisht, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa raste aktive me Covid janë 136. Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid.

Që prej shfaqjes së pandemisë në vend, janë prekur 132 469 persona, prej të cilëve 2 454 kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve:

  • Shkodër 43
  • Tiranë 37
  • Berat 17
  • Durrës 11
  • Lezhë 7
  • Elbasan 6
  • Gjirokastër 6
  • Korçë 3
  • Dibër 3
  • Fier 2
  • Kukës 1
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here