Shpërthim në një fabrikë municionesh në Serbi, plagosen tre persona

0
135

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Serbi ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.

Ky është shpërthimi i dytë këtë muaj në fabrikën e municioneve Sloboda, e cila prodhon pajisje shtëpiake, municion artilerie dhe lëndë të tjera plasëse.

Ndërkohë në shpërthimin e parë nuk u lëndua asnjë person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here