Një 58-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Lushnjes, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Viktima është identifikuar si A. T., 58 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.