Ministri i Shëndetësisë në Britani përfshihet në skandal rozë, dalin fotot duke u puthur me një punonjëse

0
98

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, është përfshirë në një skandal rozë.

The Sun ka publikuar fotot ku ai shfaqet duke përqafuar dhe puthur ndihmësen e tij, Gina Coladangelo, të cilën ai e caktoi drejtoreshë jo ekzekutive të departamentit të shëndetit vitin e kaluar.

Të dy janë të martuar dhe kanë respektivisht nga tre fëmijë me partnerët e tyre.

Ministri ka preferuar të mos e komentojë lajmin, që ka pushtuar shtypin britanik dhe më gjerë.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë, punësimi i Coladangelo ka qenë brenda rregullave dhe se nuk është shkelur asnjë prej tyre.

Ministri i Transporteve  e konsideroi një “çështje personale”.

Ndërsa një zëdhënës i opozitës laburiste, tha: “Ministri ka të drejtën e jetës private, por kur përfshihen taksat e qytetarëve, ose kur punët u ofrohen miqve të cilët janë në marrëdhënie personale me një ministër, atëherë kjo gjë duhet të shihet me vëmendje. Qeveria duhet të jetë transparente dhe e hapur, nëse ka konflikt interesi apo janë shkelur rregullat”.

Foto e publikuar nga tabloidi “The Sun”: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here