Avokati Asllan Dogjani komenton situatën e rendit në vend: Vetëgjyqësia ndodh kur nuk ka shtet…

0
122

Ditën e sotme avokati Asllan Dogjani i ftuar në studion e Fax News tha se ngjarjet e fundit kriminale në vend kanë një mesazh shumë negativ për të rinjtë të cilët do kërkojnë të largohen akoma më shumë drejt shteteve të tjera pasi Shqipëria nuk po u premton asnjë të ardhme.

Dogjani u shpreh për ngjarjen në Velipojë ku pas konfliktit mes dy familjeve mbetën të vrarë 3 persona duke thënë se ishte ngjarje krejtësisht e parandalueshme nga ana e Policisë pasi asnjë vrasje nuk ndodh në moment dhe se vetgjyqësia ndodh në momentin kur nuk ka shtet.

Do të shtohen të rinjtë që duan të largohen nga ky vend dhe kjo është e trishtë sepse unë kam fëmijë vetë dhe do doja ta ndërtonin jetën në vendin e tyre. Pse është kthyer Shqipëria ne fushë beteje ? Pse vriten njerëzit kështu? Situata e fundit tregojnë se këtu shteti nuk ekziston dhe është i përzier me bandat pasi asgjë nuk funksionon.

Vetgyqësia bëhet kur nuk ka shtet, këtu funksionon kush është më i forte, kush arrin të zaptojë nje vend dhe këtu institucionet po drejtohen nga njerëz të inkriminuar. Detyra e policisë është parandalimi i krimit dhe këto familje janë zënë më pare, nuk ndodh ngjarja menjëherë, ka pasur konflikt të mëparshëm dhe gjithcka ndodhi në kulmin e sezonit turistik kur policia është e instaluar në këto zona dhe duhet të merrte masa më parë.

Plus që përvecse ka efektivë policie në terren janë edhe burimet e tjera të informacionit që ata kanë. Askush nuk ka dëshirë ta shkelë ligjin por detyrohet sepse nuk i hapet asnjë derë”-u shpreh Dogjani.

Pyetjes së gazetares lidhur edhe me kalllëzimin penal që iu bë Kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, avokati tha se është gjë e mirë që ka policë të cilët reagojnë në momentin që një drejtues u pengon punën e tyre dhe nuk janë të koruptuar.

“Edhe për rastin e Pjerin Ndreut më vjen mirë që ka policë të tillë të cilet marrin guximin edhe bëjne një kallëzim në momentin që dikush i pengon punën pavarësisht funksionit apo detyrës që ushtron edhe pse drejtuesit e Policisë janë kthyer në funksion të zyrtarëve politikë.

Policia duhet lënë e lirë nga drejtuesit politikë që të mos përzihet në mbrojtje të interesave të tyre. Sado ristrukturime të bejnë unë nuk shoh dritë jeshile sepse janë të politizur, ka shefa që kanë qene të implikuar në cështje droge dhe krime.

Gjithcka është e qelbur nga koka, ai kryeministër që thotë hëngshin kokat e tyre po u thotë zgjidhni vete punët , gjithcka ka dalë jashtë kontrollit”-përfundoi Dogjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here