Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të dielenë Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në një hotel.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit.
Bombolat kanë qenë në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, të cilat kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.
Pas shpërthimit të bombolave ambjenti është përfshirë nga flakët, duke plagosur rëndë katër pjesëtarët e familjes.
Ndërkohë mesohet se të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.
Zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit, pas shperthimit të bombolave.