Rama sot “lau” duart nga kryebashkiaku, por ja si bënte fushatë për 25 prillin Fatos Tushe pranë kryeministrit, Ruçit e Braçes…(foto)

0
136

Kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është arrestuar ditën e sotme në një operacion të zhvilluar nga SPAK në këtë bashki.

Tushe, kryetar i kësaj bashkie qysh nga viti 2011, akuzohet për shpërdorim fondesh me tenderat në bashki.

Ndërkohë, ka qenë kryeministri Rama ai që ka reaguar i pari lidhur me shoqërimin e tij në këtë operacion duke thënë se ai duhet të dalë vetë para drejtësisë, pa mbrojtjen e PS-së.

Por, pavarësisht kësaj deklarate distancuese të kryeministrit, kryebashkiaku Fatos Tushe është shfaqur mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet e  25 prillit.

Tushe është aktivi jo vetëm me postime të shumta, po edhe me takime përkrah kryeministri Rama, zv. Kryeministrit Braçe, dhe kryeparlamentarit Ruçi, kur ata kanë zhvilluar takime elektorale në këtë qytet.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të hetimeve  ka prangosur 11 persona në Bashkinë e Lushnjes  për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”, dhe “Shpërdorimi detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve.”

SPAK bëri me dije se nga hetimi u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprës penale të “Shpërdorimit ët detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here