Përgjimet për kryebashkiakun Tushe/ Kush është B-ja në parlament dhe qeveri që po e mbron SPAK?!

0
133

Gjatë përgjime të publikuara sot në media, në të paktën dy situata, del një personazh me inicialin “B”, i cili duket se është një mik i fuqishëm i biznesmenëve dhe kryebashkiakut, Fatos Tushe, i cili ndërhyn në instancat e larta.

Më konkretisht në një rast mes Tushes dhe biznesmenit Lamit, flitet për “B-në”, për të cilin pyet kryebashkiaku nëse e ka takuar, kurse biznesmeni i thotë “po” dhe se e ka përcjellë për në parlament.

Për të njëjtin person, Lami thotë se “B”, emri i të cilit mbahet i fshehtë nga SPAK, u ka thënë që mbledhjen ta bëjnë vetë dhe se do të flasë ai edhe me Fatosin.

Kujtojmë se Partia Demokratike menjëherë pas arrestimeve kërkoi që të hetohet edhe zëvendëskryeminstri Erion Braçe, i cili njihet si mik i ngushtë i kryebashkiakut Tushe dhe biznesmenëve të arrestuar për aferën 270 milion lekë. Braçe është njëkohësisht deputet dhe mjaft aktiv në zonën Lushnje-Divjakë ku të gjithë e njohin si “Braçe i vogël”, por që mbaron punë “të mëdha”!

Pjesë nga dosja e SPAK ku del “i madhi” B:
Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet një një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.”

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here