“Do kërcasi gjoba, druri e huri”, Dylgjeri: Vetëm 100 ditë…dhe e bëjnë Shqipërinë dritë! Kur erdhi Rama në qeverisje…

0
198

Në një reagim për ultimatumin e kryeministrit Rama, i cili ju la 100 ditë kohë drejtuesve të policisë për të gjetur të infiltruarit, gazetari Ylli Dylgjeri e cilëson fushatën e radhës që efektin do ta ketë zëro.

Megjithatë si në çdo aksion, edhe këtë 100 ditësh që kemi përpara Dylgjeri thotë se drejtorët do të jenë në garë për gjoba, do kërcasë druri dhe huri.

Postimi i plotë në facebook

 

Vetëm 100 ditë…dhe e bëjnë Shqipërinë dritë!

Në fillim, kur erdhi Rama në qeverisje, na kërkoi 300 ditë per Rendin… I morri. I punoi. Dështoi. U qelb vendi në kanabis. Kaluan me pas mijra dite te tjera. U ndruan Ministra e Drejtore serisht. U mbyt vendi ne krim. Dhe si te mos mjaftonin ditet na del sot e kerkon prap 100 dite per te vendosur Rendin!!! Me ke flet ky? A e degjoj kush? Pse kerkon 100 dite? Ky pislleqet i ben edhe naten.

Apo, të dëgjojnë Drejtoret? Susss!

Drejtoret o popull jane bëre mjeshtra. Ja kanë ngrenë me kohë mishin, ja kanë pirë lëngun dhe tani po i lëpijnë kockën…

Pse do të thoni?

I gjithe inventari i drejtoreve të Policisë me grada të larta nuk janë më shume se 35-40 vetë. Dmth:

12 drejtorë shkarkohen,12 emrohen, dhe 12 të tjerë rrinë ne karikim, Kaq është numëri në koshin ku perzgjidhen. Aq grada kanë dhënë. Nuk ka të tjerë.

Nuk ka edhe fond page. Mirepo edhe këto që jane në kosh, po tu hapesh dosjet ne SHÇBA janë të gjithë me njolla. Pasi i vertisin duke pritur pazarin, i emrojne si qershite e Nastradinit….ky kalon… se eshte permjere me pak, ky nuk kalon… se është ndyrë më shumë, e keshtu sa bëhen 12 drejtore, per tu takuar në mbledhjen me Kryeministrin. Këtë herë janë fringo. Vene dhe maska! Haaaaaaaaaaaa! Ato me maska kane qene. Po nejse.

Fillojme. 100 dite prap. Koha filloi.

Milet!

Dëgjoni e mbani vesh: Këto 100 ditë do bëhet nami!

Drejtoret janë në garë. Do kërcasi gjoba, druri, huri, do te prishet murri dhe burri. Do merret në fund flamuri.

Kaq kisha. Takohemi pas 100 diteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here