VIDEO/ “Po vjen në Romë”, ulërima prej kampioni e Bonuçit që po bën xhiron e internetit

0
215

“Po vjen në Romë, po vjen në Romë”, ulërima e dalë nga shpirti i Leonardo Bonuçit, pas triumfit në finalen e Europianit ndaj Anglisë me 11-metërsha, është duke bërë xhiron e internetit.

Ky moment tepër special, është shpërndarë dhe nga faqja zyrtare e UEFA-s. Bonuçi ishte dhe njeriu i ndeshjes në finalen emocionuese të zhvilluar në Uembli.

34-vjeçari, shënoi golin e barazimit, ndërkohë që u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë e penalltisë, në momentin e ekzekutimit të 11-metërshave, duke shkruar historinë me kombëtaren e kaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here