Pas opinionit të Venecias për drejtësinë/Rama: Përgjegjësi pikësëpari e shumicës. Meta: Mazhoranca e opozita do të dinë t’i japin zgjidhje

0
146

 

 

mKryeministri Rama e cilësoi si një mbështetje të fortë të Komisionit të Venecias opinionin paraprak për reformën në drejtësi, duke theksuar se pikësëpari kjo reformë është përgjegjësi e mazhorancës qeverisëse. “Reforma në drejtësi tanimë kalon në një fazë të re, pas mbështetjes së hapur dhe të qartë që Komisioni i Venecias i jep kësaj reforme, si një domosdoshmëri për një ndryshim radikal. Ne jemi të bindur që është përgjegjësi, në radhë të parë, e kësaj shumice të votuar nga një milion shqiptarë, që të çojë përpara një proces për të cilin shqiptarët nuk janë të ndarë, por janë plotësisht të bashkuar. Një proces që t’u japë shqiptarëve mundësinë që tek dyert e drejtësisë të gjejnë drejtësi dhe nga dyert e drejtësisë të mos shikojnë të dalin më si të pafajshëm njerëz që meritojnë ndëshkimin e ligjit”, – deklaroi Rama pas takimit që zhvilloi me aleatët e koalicionit qeverisë në vilën qeveritare në atë që cilësoi si “Njësia e Koordinimit të Koalicionit”. Në këtë takim mori pjesë kreu i qeverisë, Kryeparlamentari Meta, ministrat Manjani e Tahiri si edhe kreu i PDIU-së, Idrizi. Ndërkohë, lidhur me reformën në drejtësi dhe rrezikun që të mos gjendet konsensusi me opozitën, Kreu i Kuvendit, Meta, u shpreh: “Unë besoj se edhe për sa i takon reformës në drejtësi, mazhoranca, përse jo edhe opozita, do të dëgjojnë shqetësimin e qytetarëve shqiptarë dhe do të dinë t’i japin zgjedhje parimore dhe gjithëpërfshirëse kësaj reforme mjaft të rëndësishme, e cila na pret përpara”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency