Hipokriti Veliaj/ Sot iu shtron drekë të moshuarve, disa ditë më parë iu “shtroi” dhunë

0
354

Nga Gazeta Standard

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë ka vendosur që në të gjitha qendrat sociale të kryeqytetit të shtrohet një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mund të mungonte, sepse për të është shumë e rëndësishme të tërheqë vëmendje mediatike.

Veliaj që shërben për të moshuarit është një hipokrit i madh sepse para pak ditësh, Policia Bashkiake e Tiranës dhunoi dy të moshuar që kishin zgjedhur të shisnin disa produkte sepse nuk iu dilte pensioni.

Veliaj nuk ka reaguar fare për dhunën e Policisë së tij, madje nuk ka kërkuar as falje publike për ngjarjen e rëndë, ndërsa sot shfaqet me dy pjata në duar për të iu shërbyer të moshuarve për shoë-un e radhës.

Dikush duhet ti bëj një pyetje Kryebashkiakut: Po ata pensionistët që dhunoi Policia Bashkiake e Tiranës, ka shtruar ndonjë drekë? Apo drekën e morën kur u përballën me dhunën shtazorë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here