Milena Harito: Rama më ka bërë dy herë të qaj kur isha ministre. Shkarkimi i Metës? Humbet balanca e pushteteve

0
181

Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike, aktualisht në kabinetin e kompanisë “Orange” në Francë. E ftuar mbrëm në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 përballë gazetarëve Evis Nasto, Marjon Gorica dhe kryeredaktorit të gazetes “standard” Gezim Saliu, ajo rrefeu disa detaje te panjohura nga puna me Edi Ramen si kryeminister.

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështrië dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në
ato katër vjet?

Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

Doje të ndryshoje Shqipërinë?

Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e amdhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?

Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?

Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!..

Po po, ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avnacosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

Se ju ishit ministre shteti dhe e kishti zyrën afër..

Po në të njëjtin kat.

Më keq nuk kishte domethënë…

Paradhoma e tij ishte më keq.

Zonja Harito si e komentoni shkarkimin e presidentit Ilir Meta?

Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.Më duket një gjë shumë e ngatërruar. Domethënë ok. Ilir Meta është ai që është. Pyetja është e ngatërruar. Në kuptimin që unë mendoj se duhet të ketë check and balance për të mirën e Shqipërisë.
Po e thënë ndryshe. Nëse presidentin e Shqipërisë e merr Partia Socialiste kë nje check and balance më pak. Nuk dua të diskutoj personat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here