Kërcënoi vëllain me hanxhar, Merkaj foli për të zhdukurit e Vlorës

0
150

Gazmend Merkaj është personazhi i arrestuar dje në Vlorë, i cili kërcënoi se do vriste me hanxhar vëllanë e tij.

Merkaj është një person mjaft i dëgjuar në Vlorë, për shkak se ishte njeriu që vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë dhe policinë e Fierit, duke treguar detaje mbi zhdukjen e Albano Xhaferaj dhe disa personave të tjerë në qytetin e Vlorës, raporton ORA.

Gazmend Merkaj u vetëdorëzua në 1 gusht 2018 në policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës se në automjetin e tij tip BMW ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orësh u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj, është paraqitur në policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferaj në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga: Edison Harizaj, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Gazmend Merkaj, përfundimisht u dënua nga gjykata e Fierit me dy vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here