“Dëgjuam britma”, kryeplaku i fshatit “Gurrë e Vogël” tregon si ndodhi krimi në familjen në Klos: Ishte i alkoolizuar

0
319

Kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos ku mbeti i vrarë një person dhe dyshohet se autorë të vrasjes ishin vajza dhe gruaja e tij.

Ai tha se ka dëgjuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme britma në banesë, por pasi kanë shkuar aty bashkëshortja Mine Lezi ka refuzuar të hapë derën.


“Nuk e dimë se si ndodhi por dëgjuam zhurmë, dolëm jashtë pamë që dera ishte e mbyllur, nuk hymë dot dhe telefonuam policinë, ora ka qenë 10 pa pak dhe në 10 e gjysmë erdhi policia. E kemi komshi, ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja me probleme mendore, vajza në depresion për gjendjen ekonomike mblidhen të gjitha ato. Energjinë elektrike ia patëm lidh para pak ditësh, e shkatërruan nga gjendja mendore, shteti ka dhënë ndihmë ekonomike 60 mijë lekë ata nuk kanë qenë kuruar me ilaçe. Ai ishte godit me sende në kokë, me dru ose tullë, se kanë qenë mbrëmë prokurori. Gjysmë ore ka nejt i vdekur”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here