E reja shqiptare qëllohet me armë në sy të dy fëmijëve në SHBA

0
145

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA ku një shtetase shqiptare është qëlluar me armë në makinën e saj. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se mori një telefonatë  rreth orës 5:30 pasdite të shtunën se një person ishte qëlluar në makinë.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të tmerruar.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here