Meteorologu Hakil Osmani ka folur për Fax News ditën e sotme, duke bërë një parashikim të motit për muajin gusht.
Hakil Osmani tha se për fat të mirë temperaturat tepër te larta të fillimit të gushtit nuk do të rikthehen, por ai shtoi se reshje shiu ende nuk parashikohen se kur do nisin.
Për sa i përket pyetjes se kur do të mbarojë ‘zyrtarisht’ vera, Hakil Osmani ju përgjigj duke mos e përjashtuar mundësinë që ajo të zgjasë deri disa ditë pas fillimit të muajti shtator.
“Kemi patur një renie të ndjesme te vlerave termike te premten. Fundjava ka sjellë një rritje me 1-2 grade celcius. Në zonat bregdetare maksimumi pritet të luhatet rreth 35 gradë Celcius. Qyteti i Kukësit në zonat malore është qyteti më i nxehtë.
Java që vjen pritet të ketë deri në 38 gradë celcius. Për fat të mirë nuk do të kemi temperatura shumë të larta që kemi përjetuar në fillim të gushtit. Deri në datë 20 gusht do të ketë temperatura deri gati në 40 grade Celcius. Pjesa tjetër e vendit do te jete me temperatura më të freskëta.
Kjo fundjavë mbetet mbizotërim e mjetit të qëndrueshëm. Nuk do te ketë reshje shiu në territorin shqiptar. Era ka qenë problematike kryesisht gjatë mesit të javës që ka kaluar 55km/h. Këtë javë është dobësuar forca e erës. Momentalisht deri në fund të gushtit pritet që temperaturat maksimale të jenë të larta. Nuk përjashtohet mundësia që i nxehti i verës të përfundoje dhe disa ditë pas shtatorit”, tha Osmani.