Pamje të ‘jashtëzakonshme’, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, janë filmuar nga një fotograf adoleshent në një qytet bregdetar Australian.
Daily Mail bën me dije se adoleshenti vetëm 14-vjeçar quhet Jarvis Smallman, shkrepi fotografinë në Hopetoun javën e kaluar. Aty duket një pamje e mrekullueshme e reve, të cilat duken se përmbajne një fytyrë të frikshme që ngjan me skeletin e kafkes së njeriut. Imazhi gjithashtu paraqet një ylber që del nga formimi i reve të pluhurosura.
Adoleshenti tha se ishte shumë i lumtur që kishte fotografuar një pamje të tillë.
“U fotografua para perëndimit të diellit pas një dite në shkollë. Jam i kënaqur me këto pamje, janë të mrekullueshme.”