Tragjedi për shqiptaren në Itali, po udhëtonte me “SMART”, kush ishte 34-vjeçarja që humbi jetën në aksident

0
112

Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Itali, ku ka ndërruar jetë një 34-vjeçare shqiptare, Elisa Danaj. E reja nga Shqipëria po udhëtonte me mjetin e saj tip “Smart” në periferi të Romës, ku edhe është përplasur me një Audi.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge tek dy makina të parkuara, ndërsa shoferi i mjetit “Audi” ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Megjithatë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit duke nisur me rindërtimin e dinamikës për të gjetur shkakun e aksidentit, ndaj dhe për këtë arsye e gjithë rruga është e mbyllur plotësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here