Masat shtrënguese/Propozimi për refugjatët në Danimarkë, Rohde braktis partinë

0
172

1450697784rohdeLigjvënësi danez, Jens Rohde, braktisi partinë e djathtë në pushtet si protestë ndaj një propozimi të debatueshëm mbi refugjatët. Vendimin e tij për të kaluar nga Venstre tek Partia Social Liberale, Rohde e argumentoi me tronditjen nga plani që parashikon konfiskimin e sendeve me vlerë apo parave mbi shumën 437 dollarë gjatë kontrollit në pikat kufitare. Ligjvënësi tha se me zbatimin e tij, nuk do të sekuestroheshin vetëm stolitë, por edhe dinjiteti i refugjatëve që hyjnë në këtë vend, çka duhet të mjaftojë si arsye për indinjatë mbarëkombëtare. Propozimi nuk është miratuar ende nga Parlamenti, por edhe vetëm mundësia që ai të marrë dritën jeshile ka shkaktuar reagime të ashpra në vend. Danimarka njihet tashmë si një vend që aplikon masa të forte për pranimin e refugjatëve në vendin e saj, si pasojë e kërkesave të larta për azil, pasi ky vend me mirëqenie të lartë preferohet shumë. Edhe pse anëtare e Bashkimit Europian, Danimarka në mënyrë të njëanshme ka vendosur kontrolle në kufijtë e saj me synim parandalimin e flukseve të azilkërkuesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency