Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu i bën thirrje shqiptarëve të jenë të vëmendshëm, duke parë situatën në Afganistan ku talebanët po marrin nën kontroll të gjithë vendin.
Ai thotë se fati i madh i shqiptarëve është se ndodhen në perëndim, mirëpo duhet të ruhen ndaj “talebanëve të disa llojshëm” që sipas tij mund të jenë “demonë të zhvillimit, vlerave, lirive dhe të drejtave”.
Postimi i plotë i Shehut:
Njerezit edhe në Shqipëri duhet të përmenden: Po kthehen talebanët!
Nuk është më figurative, është reale, po ndodh.
Ne Bote po levizin e ndryshojne shume faktore.
Po ndodh sepse ai popull nuk i doli zot vetes se tij….dhe tashti po bije perseri ne Ferrin e bishave.
Pra ne histori cdo gje mund te ndodhe, mund te perseriten dhe ngjarjet me tragjike…kur harohen, nuk reagohet, kur popujt vetem presin.
Kjo mund te ndodhe kudo se bota tashme eshte e vogel, BE po perforcon kufijte.
Dhe talebanet mund te jene te disa llojeshem ne pamje, jo vetem ashtu sic i shihni ne ate foto, por ne fakt jane ne thelb te njejte…djaj te zinj, demone te zhvillimit, vlerave, lirive, te drejtave…ku me shume e ku me pak ne dukje.
Fati jone i madh eshte ndodhja ne Europe, ne Perendim.
Por kjo nuk eshte nje garanci e perjeteshme, apriori, e pa levizeshme.
Do te behet e tille vetem kur ne te ngjitemi fort, te behemi nje trup, nje pjese me Europen tone.
Prandaj kujdes nga cdo e care e krijuar me ate, nga cdo cvendosje, vonese per ne ate drejtim te bekuar.
Mund te jete tragjike e nesermja, nqs nuk kujtojme, mendojme e reagojme me force kur duhet reaguar.
Dhe momenti ka ardhur…neser femijet, niperit tane mund te duhet te qajne shume e shume gjate si antenatet tane kohe me pare ne ferrin e ketushem, apo nga malli, qofte dhe prej brigjeve te Italise mike.