Në një kohë kur photoshop-i është kthyer në trend, ka ende nga ata që nuk e përdorin, tek e fundit nuk kanë nevojë! Zonjat e ekranit, të cilat prej vitesh i kemi ndjekur teksa shkëlqejnë në fushat e tyre, kanë treguar edhe njëherë se edhe pse të tërhequra janë më “in” se kurrë.
Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Anita Haradinaj, Inis Gjoni, Albëria Hadërgjonaj0 dhe Hueyda el-Sayed, me fizikun e tyre na kanë bërë të besojmë se 40-at janë të “20-at e reja”. Ato kanë publikuar foto nga pushimet respektive duke i tërhequr të gjithëve vëmendjen me linjat që nuk kanë koment.
Duke treguar edhe njëherë se për to mosha është veç një numër. Ndërsa photoshop-in duket se nuk e njohin, e nuk kanë nevojë që të njohin, pasi i dedikohen një jete të shëndetshme dhe ushtrimit fizik.