Hipoteza e Kastriot Islamit: Gjithçka e qartë, ja pse Rama u mbështet në grabitjen e mandatit të dytë dhe të tretë

0
538

Ish-deputeti Kastriot Islami, në një shënim në profilin e tij në facebook, duke analizuar situatën e fundit me afganët dhe sjelljen e Ramës, shkruan se tashmë është e qartë: ‘Përse është grabitur mandati i dytë dhe mandati i tretë; dhe përse grabitësi është mbështetur’

‘Miq të dashur, besoj se tani jeni të qartë për gjithçka ka ndodhur, të paktën, nga 2017 deri më sot.

Përse është grabitur mandati i dytë dhe mandati i tretë; dhe përse grabitësi është mbështetur.

Përse kërcënohen kundërshtarët..

Përse mbështeten hajdutët, kriminelët, trafikantët që kanë uzurpuar pushtetin… e tjerë e tjerë.

Besoj se të gjitha pyetjet, shqetësimet e dyshimet tuaja marrin tani me këtë veprim përgjgjen e saktë.

Lërini komentet, lërini ndasitë, lërini pyetjet, lërini ironitë, dhe bëhuni serioze, por duke u bashkuar dhe vepruar… situata është katastrofike dhe rreziku i së ardhmes ju thërret. Kaq.

Unë do të reagoj edhe më fort nëse me kërcënojnë qelbësirat e medias, apo hajdutët e kriminelët e qeverisjes. Kaq.

Miqtë e mi të nderuar, pa veprim masiv dhe aktiv nuk ka dhe nuk do të këtë zgjidhje.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here