Alimehmeti: Efektiviteti i vaksinave ka rënë, Delta ka tendencën të jetë më e madhe në Vjeshtë e Dimër

0
128

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ka folur për situatën epidemiologjike në vend dhe kryesisht për variantin Delta që tashmë është prezent edhe në vendin tonë, që si pasojë ka sjellë dhe rritjen e rasteve të reja ditëve të fundit.

Sipas tij, efektiviteti i variantit Delta, ka sjellë rënie të efektivitetit të vaksinës, kundër Covid-19.

Më tej ai shton se po të kishim një vaksinë me efektivitet të vaksinës mbi 80%, pandemia do të ishte drejt fundit. Por sipas tij edhe pse ka pasur një rritje infektimesh ditët e fundit, shifrat kanë qenë më të ulta se një vit më parë.

Mjeku shton se vaksinën duhet ta marrin të gjithë, ndërsa shton se ne jemi duke shkuar drejt familjes së gripit sezonal, përsa i përket koronaviriusit.

“Shifrat janë në rritje, duken qartë. E vështirë të bëjmë krahasimet me shtetet e tjera sepse kjo ka të bëjë shumë edhe me numrin e testeve. Ne kemi sot 1.5 % pozitivitetin e testit. Dy janë elementet kryesore që kanë ndikuar në uljen e kurbës së rasteve dhe vdekjeve në krahasim me një vit më parë: Imuniteti që kanë fituar personat që e kanë kaluar Covid-19, dhe vaksina. Me variantin Delta, efektiviteti i vaksinave ka rënë, por prapë ka efektivitet. Çdo variant që ka dalë nga virusi ka pasur  transmetueshmëri më të lartë pra shtohet numri i popullatës që preket, por rrugës ka pasur një vdekshmëri më të ulët.

Po të krahasojmë Deltën me Alfën, Delta është më pak i rëndë, ndërkohë nga ana tjetër Alfa është më i rëndë se ai i Ëuhanit. Ne jemi duke shkuar drejt familjes së gripit sezonal, dhe presim që brenda rreth dy vitesh kjo histori të marrë fund. Vaksina është aty, është këshilla numër 1. Kur ka një vaksina, vaksina është rruga e duhur. Po të kishim një vaksinë me efektifvitet mbi 80% do ishim drejt fundit, dhe me Deltën asnjë vaksinë nuk e ka këtë efektivitet. Dhe duhet të ishte vaksinuar 70% e popullatës.

Deri më tani 20% e popullatës janë me dy doza, 5% -6% janë me një dozë. Vaksina Pfizer dhe AstraZeneca janë më të studiuara sepse përdoren gjerësisht në SHBA dhe Britani. Është e vështirë që një ose dy studime në vaksinë të nxjerrim rezultat përfundimtar. Përsa i përket Pfizer dhe AstraZeneca, nuk duket se ka nevojë për një dozë të tretë. Mos të harrojmë se ne si gjithë bota kemi bërë vaksinime në dalje të dimrit dhe në fillim të Pranverës, për një sëmundje që ka tendencën të jetë më e madhe në Vjeshtë e në Dimër. Asnjë prej vaksinave nuk është neutralizuese,  me Deltën ka rënë goxha efektiviteti, pasi edhe nëse je i vaksinuar ke mundësi të infektohesh sërish.

Të gjithë jemi transmetues të variantit dhe jo vetëm fëmijët, fëmijët janë më të edukuar. Në studimet që është bërë mbi 70% e fëmijëve virusin e kanë marrë brenda  në shtëpi nga një i rritur, i infektuar. Po marrim një fakt që është shumë i rëndësishëm, mësuesit pothuajse janë të gjithë të vaksinuar, por edhe të rriturit janë vaksinuar ose të paktën u është ofruar vaksina, pra infektimi ka një gardh. Distanca 1, mosgrumbullimi 2, duhet marrë parasysh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here