“Kishte parandjenjë të keqe që dje”, flet motra e të mbijetuarës nga aksidenti tragjik: Po vinte tek unë që të kalonim pushimet bashkë

0
321

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe një tjetër mbeti e plagosur.

E vetmja e mbijetuar nga furgoni që ra në humnerë është një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ka pësuar disa fraktura.

Në një prononcim për mediet motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet së bashku.

Ajo rrëfen se motra e mbijetuar I ka thënë dje se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh. Motra po vinte te unë, se isha me pushime në Sarandë dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje”, rrëfen motra e të mbijetuarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here