Ende pa filluar 4 deputetë heqin dorë nga mandati, Kuvendi nis “zbrazjen” pa u mbledhur ende

0
203

Ende pa nisur ende punimet Kuvendi, 4 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati. I pari që e nisi valën e dorëzimit të mandatit ishte Tom Doshi. Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.

Pas Tom Doshit, një goditje e fortë erdhi nga Partia Socialiste ku deputeti historik Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika e kësisoj edhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.

Ndërsa jo më larg se 5 ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Najada CComo nuk do të vijë në Kuvend dhe do të vazhdojë në spital punën si Shefe e Shërbimit Infektiv.

Nga demokratët dje erdhi largimi i deputetit Mark Marku. Marku, një emër i fortë në Partinë Demokratike dha dorëheqjen nga postin i deputetit por edhe ccdo funksion tjetër në parti.

Por ndërkohë, dritat janë drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasja e tij e fortë me SHBA që pas shpalljes non-grata. A do të sfidojë Berisha amerikanët dhe do të hyjë në Parlament sicc ka deklaruar? Nëse po, “doktori” hyn edhe në një tjetër garë me dy konkurrentë, përsa i përket fjalës hapëse të sesionit parlament. Kush do të mbajë fjalën hapëse, Berisha, Luljeta Bozo apo Tritan Shehu? Kjo ngelet për tu parë më 9 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here