Janë shtuar forcat e sigurisë për ruajtjen e 121 afganëve që janë strehuar në Durrës dhe Shkëmbin e Kavajës, të parët që erdhën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Gazetarja e Fax News, Kloida Gjuzi është pozicionuar ditën e sotme te një nga hotelet ku janë strehuar disa nga grupi prej 121 personash, duke dhënë detaje për ta.
Sipas gazetares, janë shtuar focat e sigurisë për ruajtjen e shtetasve afganë. Përvec policisë së shtetit, janë marrë dhe forca të policisë private, si edhe një helikopter herë pas herë patrullon në zonë.
“Jemi pozicionuar në një nga strukturat hoteliere ku janë akomoduar 121 afganë. Nuk ka pothuajse asnjë lëvizje. Situata paraqitet e qetë. Në zonë herë pas herë ka lëvizje të vazhdueshme të helikopterëve ushtarakë dhe punonjësve të policisë së shtetit. Shtetasit afganë u ndanë në 2 grupe. Nga 121 persona që janë në Durrës, disa janë vendosur në Durrës dhe disa në Shkëmbin e Kavajës. Do të monitorohen 24 orë. Informacionet janë të pakta. Në rrugë zyrtare, duke marrë informacione nga punonjës, kemi mësuar se situata është e qetë dhe gjendja shëndetësore paraqitet e qetë. Personeli shëndetësor po jep shërbim për këdo që ka nevojë si dhe ka përkthyes që mundëson komunikimin. E gjithë zona është mjaft mirë e mbrojtur. Gjatë perimetrit ka forca të shtuar të sigurisë, bashkë me punonjës të kompanive të sigurimit privat”, raportoi gazetarja Gjuzi.