SHIFRAT/ Rama mburret nëpër botë, Financial Times nuk e fut fare Shqipërinë tek vendet që po shpëtojnë afganët, udhëheqin SHBA-ja dhe Pakistani me mijëra refugjatë të strehuar

0
208

Shqipëria ka marrë tashmë 275 afganët e parë ndërsa qeveria shqiptare zotohet se ka kapacitetet për të pritur 4-5 mijë refugjatë. Por një shkrim i një prej gazetave më të rëndësishme ekonomike në botë, “The Economist”, nuk e përfshin fare Shqipërinë mes vendeve pritëse.

Në grafikun e publikuar nga gazeta në shkrimin me titull “Arratisje nga Afganistani, frikë dhe terror teksa evakuimi hyn në fazën finale”, vendi ynë nuk gjendet.

Kampionët e pritjes së afganëve rezultojnë se janë SHBA që pret 105 mijë refugjatë, Pakistani me 22 mijë refugjatë, Britania e Madhe me 13.708, Gjermania me 5347, Italia me 4900, ndërsa lista mbyllet me vendet që kanë pritur më pak që janë Polonia apo Suedia. Në kohën kur kryeministri ynë ka dalë në çdo medie botërore për të treguar sesa zemërgjerë është ai dhe sesi bota duhet të marrë shembull, grafiku na ftillon se nuk jemi ne të parët e as të fundit, dhe se planeti është goxha i ndërgjegjësuar për situatën ku ndodhet populli afgan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here