Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në vend të tij të jetë deputeti i Vlorës, ish-ministri Damian Gjiknuri.
“Sekretar i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri. Taulant Balla ka bërë një punë të suksesshme. Ngarkesat e rëndësishme, s’mund të mbahen nga një person. Në zonat zgjedhore, në Kosovë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”, deklaroi Rama në Asamblenë e PS.