Reja: Të reagojmë pas rezultatit të padrejtë me Poloninë, ndaj Hungarisë duhen 3 pikë

0
102

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Hungarisë në ‘Elbasan Arena”, ku  u shpreh:

”Është koha që le të themi të rikuperojmë rezultatin negativ pas atij rezultati të padrejtë që patëm në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.

Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë me patjetër, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.”

Hungaria- E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem të lojës, por trajnerët kanë mënyrat e tij të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje. Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Nëse ka një analizë preçize, nëse ka statistike ata kanë goditur 5 herë portën dhe kanë realizuar katër.

Analiza- Ne kemi bërë gabime dhe nuk ka shkuar gjithçka keq, por sepse kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet që mbrojtja ka shkuar keq. Nëse analizoni golat nuk është se erdhën nga taktikat që kemi bërë në fushë.

Broja – Brojan e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, dhe do të shoh gjithashtu për lojtarët që do të aktivizoj dhe nesër është dita më e mirë.

Uzuni- Në botën e sotme nuk është e vështirë të dish sesi luan kundërshtari, i pamë kundërshtarët në Europian. Me Uzunin mund të flas për Ferencvaros, jo për Hungarinë. Ka shumë mundësi të jetë në fushë me mungesën e Manaj, është një lojtar që na bën punë.

Thirrje për tifozët – Më në fund, është gjë e mirë që I kemi pas kaq kohësh. Do jetë një avantazh për ne, sepse kur luan pa ta duket sikur është miqësore. Jam i lumtur dhe e jashtëzakonshme që i kemi, sepse pa ta nuk ka kuptim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here