Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë, u pikas nga kalimtarët në Sharrë

0
101

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme në Vaqarr të Tiranës. Trupi është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar dhe policinë. Kufoma është dërguar për ekspertizë në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak apo emigrant, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti.

Njoftimi i policisë:  Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here