Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Andrea Liko, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin Asllan Dervishi, 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë.
Uniformat blu arrestuan gjithashtu 32-vjeçarin, Fation Lleshaj, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Opel”, në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim e më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.