Kandidaturat për hyrje të reja në programin e dashurisë Për’Puthen u konsistuan si “pròblematike”, ndàj për pranimin e tyre si konkurrente do vendosë publiku me anë të votimeve.Një nga tre kandidaturat është edhe Artani, të cilin e kemi parë në audícionet të hapura. Ai la Gjermaninë për punuar e jetuar përfundimisht në Shqipëri.
Artani me profesion është parukier, dhe tashmë ka një sallon të tijin në Tiranë, por të mos harrojmë detajin kryesor që bëri që produksioni të híqte dorë nga ai dhe ta linte publikun të vendoste për fatin e tij.
Artani është vëllai vogël i Mevlan Shabaj, ish-konkurrentit të Për’Puthen, i cili qëndroi më gjatë se të gjithë konkurrentet e tjerë në program dhe mund të themi me gojën plot se është djali që realizoi takime me pothuajse të gjitha vajzat konkurrentë.
Por në prezantim Artani duket krejtësisht ndryshe nga Mevlani, është më serioz, më fjalëpak dhe një dëgjues i mirë mund të themi.Por opinionisti i programit, Arjan Konomi është sképtik për hyrjen e Artanit në program, madje ai shprehet se do dëshironte ta kishte sërish Mevlanin më mirë se sa Artanin.Artani premton t’i vërtetojë të kundërtën pasi ndryshe nga Mevlani, ai nuk la Gjermaninë për të gjetur dashurinë por ka ardhur disa kohë më herët dhe tashmë