Të shumtë kanë qenë atë qytetarë të cilët kanë vendosur që të dërgojnë ushqime për policët e Kosovës, pas vaktit të varfër që u publikua ditën e djeshme me të cilin ushqehen policët.
Në disa foto të cilat qarkulluan në rrjet dje shihej një çantë shumë e varfër e cila mbante një copë bukë, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak.
Një pamje e tillë ka prekur shumë qytetarë, të cilët janë shprehur të indinjuar me ushqimin që u shërbehet Policëve të Kosovës, ndërkohë që ata po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të vendimit për reciprocitet në targa.
Prandaj dhe qytetarët kanë dërguar për policët pije dhe ushqime të shumta.