Covid-19 në Kosovë / 88 raste të reja dhe 8 viktima

0
116

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën më 25 shtator se 8 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 88 raste të reja me këtë virus.

Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 654 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4,800.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 15,718 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 493,794 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here