Protesta kundër vaksinimit të detyruar në Tiranë, policia procedoi 10 persona, mes tyre edhe avokatin Goxhaj

0
119

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 10 persona pas protestës të mbajtur ditën e djeshme kundër vaksinimit të detyruar, në Sheshin Nënë Tereza.

Mes të proceduarve është avokati Altin Goxhaj, i cili mbrëmjen e djeshme foli për Fax Neës pasi u lirua nga Komisariati duke thënë se mesazhi i protestës ishte tepër i thjesht: George Soros, larg duart nga Shqipëria.

Prej kohësh tashmë, avokati Altin Goxhaj proteston në forma të ndryshme kundër vaksinimit të detyruar, sidomos kur vjen puna për moshat e reja. Protesta e radhës u mbajt ditën e djeshme dhe përfundoi me 10 të proceduar nga Policia.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se shtetasit e proceduar akuzohen për një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas të zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Policia e Tiranës njoftoi po ashtu se është vënë në pranga dhe një 25 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here