Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve, lidhur me debatet brenda Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarja; A po përçahet PD?, numri një i PD-së tha se forca politike që ai drejton është e përkushtuar që t’u shërbejë shqiptarëve.
“PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Armiku i vetëm i PD është regjimi i instaluar dhunshëm më 25 prill,”-tha Basha.