Berisha: Unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një tjetër qëllim!

0
94

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Foltorja nuk ka për qëllim të mbrojë dinjitetin e tij, por ka një tjetër qëllim më madhor.

“Ju e dini që unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një qëllim madhor: që kurrë të mos mendojë kush se do e marrë peng këtë parti, t’ju marrë peng ju. Të vendosë në emrin tuaj, duke shkelmuar mbi ju.

Kjo betejë nuk ka asgjë mes meje dhe peng-kryetarit, ju jap fjalën e nderit.

Kjo ka të bëjë se peng-kryetari duke më fyer mua, ju dhe çdo demokrat, del një ditë jo si biri i Enverit, por si i biri i Idi Aminit, që pa pyetur askënd shkelmon mbi ju.

Por ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij. Ai u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij.

Kjo Foltore nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por synon që ne të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendime si një parti sovrane. Sovraniteti i saj qëndron që ju të shprehni mendimet tuaja. Sovraniteti qëndron në respektimin e forumeve që kemi zgjedhur,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here