Shtrenjtohet në të gjithë Europën/ Shqipëria blen energji elektrike me çmime trefish më të larta

0
405

Me një situatë të tillë po ndeshet edhe Shqipëria e cila që prej muajit gusht e deri më tani ka blerë energji elektrike me çmime rekord që tejkalonin edhe 180 euro/MWh. Për ekspertin, Eduard Elezi kjo mund të bëhet problematike si rrjedhojë situatës së përgjithshme në bursa si dhe nga keqmenaxhimi i sasisë së energjisë që eksportohet sipas tij me çmime reference mjaft të ulëta.

Vështirësitë financiare të kompanive të energjisë mund të çojnë në rritje të çmimit për konsumatorët shpjegon Elezi si dhe në probleme me furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë në të ardhmen.

Problematika financiare e kompanive të energjisë nuk pret deri vitin tjetër. Mund të krijojë probleme të furnizimit me energji që këtë vit, sepse pavarësisht se deklarohen si remonte, në fakt nuk janë të tilla por kufizon mundësinë e energjisë elektrike për shkak të blerjes së kësaj energjie në import. Ndaj bëhen këto kufizime, sepse koston energjia e blerë nga importet. Enti Rregullator ka dhe një mundësi tjetër që mund të rishikojë çmimin në rast se kompanitë bien në vështirësi financiare”.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka importuar në total 327 GWh energji, ndjeshëm më pak sasi se një vit më parë por me çmime gati tre shumë më të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here