Vidhet zyra e dokumenteve të pronave në Vlorë, Hajduti hyri nga dritarja, vjedh dy dosje pronash e del nga dera

0
159

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se personi që ka hyrë për të grabitur zyrat ku ndodhen dokumente të pronave ka qenë i maskuar. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin dhe pritet që të ndohmojë në zbardhjen e kësaj vjedhjeje në zyrat e admi.

Ndërkohë roja e godinës ka qenë në kabinën kryesore dhe pritet që dhe dëshmia e tij të japë një ndihmë për zbardhjen e autorit dhe më pas motiveve të kësaj grabitjeje.

Burimet shtojnë se roja ka shkuar në institucion të kontrollojë dritaret kur është gjendur përballë hajdutit i cili e ka kërcënuar me armë që të mos flasë dhe më pas është larguar, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Dy dosje pronash

Burimet nga policia bëjnë me dije se deri tani dyshohet të jenë grabitur dy dosje. Një për pronat në bregdet që e ka nën hetim prokuroria dhe një për tokat në një fshat të Vlorës. Dosja e fshatit mbetet më problem pasi ishte dosje origjinale për persona që kanë zaptuar tokën dhe janë në proces gjyqësor. Ndërsa dosja e pronave të bregdetit është nën posedim të prokurorisë dhe për të ka mjaft fakte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here