Jo vetëm Newcastle, sheikët sauditë janë gati të blejnë edhe Interin, 1 miliard euro në tavolinë

0
102

Pasi bleu shumicën e aksioneve të klubit të Premier League, Newcastle, fondi saudit i investimeve PIF thuhet se është gati të investojë 1 miliardë euro për të blerë Interin.

Sipas gazetës italiane ‘’Libero’’, bisedimet midis Suning dhe fondit saudit të investimeve janë në një fazë të avancuar. PIF sapo ka blerë 80% të aksioneve në klubin e Premier League për rreth 350 milionë euro dhe sipas raportit, tani është gati për një investim më të madh.

Negociatat me Suning kishin filluar vitin e kaluar, por u pezulluan me krijimin e Superligës në prill. Tani, të dyja palët po negociojnë përsëri dhe, sipas raportit, ka pasur një takim mesa palëve në datën 15 shtator, në të njëjtën ditë që Interi luajti me Real Madrid në Champions League.

Një ofertë prej 1 miliardë eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang është “tunduar” ta pranojë atë duke pasur parasysh situatën e rëndë financiare të Suning.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here