Grida Duma: Çështja “Beccheti”, një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike

0
157

Deputetja Grida Duma në seancën e sotme plenare, ndërsa u ndal tek çështja “Beccheti” reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kjo çështje është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma.

Më tej ajo theksoi se Shqipëria është një vend i mrekullive, por keqmenaxhimi i qeverisë ka sjellë vetëm korrupsionin në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here