Robert Berisha: Do të këndoja në dasmën e Norës nëse do të më ftonte

0
223

Robert Berisha nuk e ka aspak problem të këndojë në dasmën e ish-bashkëshortes Nora Istrefit. I ftuar në një lidhje direkte më ‘Goca dhe Gra’ për të folur mbi këtë temën e raportit me ish-partnerët pas ndarjes, ka qenë edhe prezantuesi muzikanti dhe prezantuesi i njohur, Robert Berisha.

Ai ka folur për raportet me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi, duke treguar dyshja ruajnë raport të mirë dhe miqësor për shkak të vajzës së tyre.

Berisha ka thënë secili është i lirë të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

 

 

Ai madje ka thënë se është shumë i lumtur për Renenë dhe për Norën, duke theksuar se për ish-bashkëshorten do të pranonte edhe të këndonte në dasmën e saj nëse ajo do ta ftonte.

“Unë i uroj suksese asaj në të ardhmen dhe nëse vjen puna, nëse më fton, unë do t’i këndoj edhe në dasmë asaj, vetëm ajo të jetë e lumtur”, tha Roberti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here