Sazan Guri “shpërthen” në protestën kundër “vaks*nimit të detyruar”: Ky është plani nga të paudhët!

0
96

Ambientalisti, Sazan Guri ka “shpërthyer” me akuza të rënda ndaj qeverisë në protestën e qytetarëve që kundërshtojnë “vaksinimin e detyruar”.

Gjatë fjalës, Guri theksoi se qeveria kërkon që të vrasë 600 mijë të rinj duke i detyruar që të vaksinohen.

Sazan Guri gjatë protestës kundër Vaksinës së detyruar:

Ne vijmë që t’iu mbështesim. Ne si ditën e parë që ju quajtëm qytetarë të përgjegjshëm. Ju jeni heronjtë të këtij vendi. Mos harroni nuk ka numra dhe kanë vetëm modelin që japin. Jemi në një situatë. Ne jemi më keq se konferenca e Londrës ku u kërkuq që Shqipëria të zhubroset, kurse kryeministri kërkon që të vrasë të ardhmen e këtij kom 600 mijë studentë që kërkon të vaksinojë. Ne nuk e dimë çfarë vaksine është nuk e dimë çfarë përmban, këta të rinj nuk mund të vaksinohen. Këta mortje dhe të paudhë kërkojnë të vrasin dhe të bëjnë kavie 600 mijë shqiptarë që ti bëjnë minj.

Turp që tu vijë, këto janë politika të paudhësh. Studentët mos shkëmbejnë lirinë e përkohshme, studentë mos u ndalni mos u trembni. Haram ai mjeku, ai doktor që nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin e fëmijëve të tij. Kjo nuk është pandemi por “plandemi” kjo është një luftë e organizuar nga të paudhët. Ne ndikojmë shumë që mos bëhemi kavje e tyre dhe mos bëhemi minjtë e tyre dhe laboratori i tyre. Para se Rama të dorëzojë fëmijët në Pfizer ai ka hequr të drejtën e fëmijëve për të mbrojtur“, tha Sazan Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here