Qytetarët kanë nisur të ngjeshen njëri pas tjetrit pasi transporti publik po operon vetëm me gjysmën e flotave. Pamjet e publikuara tregojnë qytetarët që tentojnë të hapin dyert e urbaneve në mënyrë që të mos detyrohen të presin në stacione për autobusin e radhës.
Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e katër kërkesave financiare si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.
Kërkesat e tyre shoqata e transportit ia ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama.
Vetë Bashkia e Tiranës tha se është në komunikim me kompanitë e transportit për të gjetur një zgjidhje.
Shoqata Kombëtare e Transportit ka paralajmëruar që në muajin nëntor do të dalë me vetëm 20% të flotave.