Nishani: Pse Vettingu është ‘teatër’ i Bashës dhe Ramës

0
142

Partia Demokratike depozitoi ditën e mërkurë në Kuvend 3 amendamentet e saj, ku propozonte vetting në politikë, reformë të re territoriale dhe reforma zgjedhore.

Vettingu në politikë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara, ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar që hetimi të nisë nga vetë ai i pari.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se Basha po luan teatër me këtë çështje.

Në një intervistë për MCN, Nishani deklaroi se PD nuk i ka e vetme votat për të miratuar këtë propozim, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk do e votonte kurrë Vettingun në politikë.

“Është teatër kjo e Bashës sepse dihet që PD nuk i ka votat në Parlament. Nëse do të kishte një nismë, Basha duhet të kishte nisur procedurat për referendumin mbarëpopullor. Të bëhej një Vetting i vërtetë dhe jo nga institucionet e kapura”, tha Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here