IKMT ka filluar prishjen e banesave në zonën e “5 majit” në kryeqytet ku do të ndërtohen pallatet të planifikuar për procesin e rindërtimit për familjet që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit i dy viteve më parë.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa nga ky aksion rrezikojnë të prishen 40 shtëpi disa prej të cilave janë në proces lekalizimi.
Gjatë prononcimit për “Fax Neës”, banorët e shqetësuar thonë se bashkia nuk u ka dhënë asnjë dokument shpronësimi.
“Kam dalë për të protestuar sepse po u prishin shtëpitë me padrejtësi më të madhe. Bashkia nuk ka sqaruar, jam banore 30 vite që kam punuar për të ndërtuar shtëpinë. Të vijë Edi Rama të na japë përgjigje cfarë do bëhet me hallin tonë. Nuk kemi një kontratë të rregullt për të marrë duke u shpërbluer me të njëjtën vlerë që ka shtëpia”, tha një banor.
“I kemi me certifikatat e pronësisë, por këtu është bërë një gabim , kontratën shteti e ka bërë sipas interesit të vet dhe duan të na prishin shtëpinë. Kontrata duhet me noter, na thotë të shohim a do e merrni ose jo. Jemi ankuar tek bashkia dhe na ka ardhur letra për tre ditë. Shtëpitë i kemi të reja nuk janë dëmtuar nga tërmeti. Unë do të bëj skandal të jashtëzakonshëm, me kalimin e viteve nëse s;marr aty që më takon”, tha një banor.
“Ne kemi shkuar vetë atje na përcjellin, pa vulë bashkie na japin ca letra kti. Këta thonë që duhet marrë kontrata për shpronësim nuk do tu prishim asgjë. Ja ku erdhënë sot për të prishur. Asnjë nuk ka ardhur nga ata të IKMT. Këta vendosin një kryq për të prishuir shtëpinë pa më informuar mua”, u shpreh banori tjetër gjatë protestës.